Abdixhiku: Çështja e dialogut – pika kryesore që kemi diskutuar me Osmanin, presim të mos i nënshtrohet pushtetit

Abdixhiku: Çështja e dialogut – pika kryesore që kemi diskutuar me Osmanin, presim të mos i nënshtrohet pushtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me pretendenten për president, Vjosa Osmani, ka diskutuar për disa çështje, ndër të cilat është edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Insajderi.

I ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjinit, Abdixhiku ka thënë se ndonëse për këtë çështje është përgjegjësi e kryeministrit, kanë kërkuar nga Osmani që si presidente ta shtrojë këtë çështje.

Ai tutje tha se nga Osmani pret që të jetë një president që i përfaqëson të gjithë dhe jo t’i nënshtrohet pushtetit.

“Osmani ka një platformë që e kemi diskutuar, p.sh., çështja e dialogut, e përfaqësimit jashtë, pavarësisë së gjyqësorit. Ajo çka unë pres është të mos jetë e nënshtruar ndaj pushtetit. Unë pres që një president të sillet jo në fushatë gjatë gjithë kohës krah kryeministrit, por një presidente që i përfaqëson të gjithë”, ka thënë Abdixhiku. /Insajderi.com