Abdixhiku diskuton për zhvillimet në LDK me zv-presidentin e Parlamentit Evropian

Abdixhiku diskuton për zhvillimet në LDK me zv-presidentin e Parlamentit Evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wieland.

Në këtë takim virtual u diskutua për zhvillimet në partinë më të vjetër në Kosovë e cila është pjesë e Partive Popullore Evropiane.

Teksa Wieland uroi Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së – u trajtuan edhe çështje të tjera përtej partiake.

Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – ishin disa nga temat, sipas komunikatës së LDK-së. /Insajderi.com