Abdixhiku e Haziri i shkojnë në takim Kurtit

Abdixhiku e Haziri i shkojnë në takim Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haizi, kanë nisur takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Takimi ka nisur në orën 11:00, njofton Insajderi.

Një ditë më herët, shefi i qeverisë ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Pas takimit, Haradinaj tha se folën për dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, ftesën për takim të Kurtit e ka refuzuar lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi sipas tij “Kurti nuk ka plan e as vizion për dialogun”./Insajderi.com