Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur ish-kryetarin e saj, Isa Mustafën, kryetar nderi.
Kjo thuhet nga LDK-ja se është bërë me propozim të Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, i cili është zgjedhur të dielën gjatë ditës.
Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja pas rezultatit të zgjedhjeve se 14-shkurtit. Kandidatë për këtë pozitë ishin paraqitur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni.
Ky i fundit është tërhequr nga kandidimi të dielën pak para procesit të brendshëm zgjedhor./Insajderi.com