Abdixhiku kritikon emërimin si konsull të djalit të deputetit Haxhi Shala

Abdixhiku kritikon emërimin si konsull të djalit të deputetit Haxhi Shala

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar emërimin e Flakron Shalës, djali i deputetit Haxhi Shala, si Konsull në Pragë, njofton Insajderi.

Abdixhiku në profilin e tij në Facebook, ka ironizuar me këtë emërim, duke thënë se “Konsull lind, konsull nuk bëhesh”.

Tutje ai ka vazhduar duke u shprehur se “ky shënim shkon për të gjithë ata djem e vajza të zot, që ëndërrojnë t’i shërbejnë shtetit me nder, por që nuk u jepet hapësira”.

Në fund Abdixhiku, duke kritikuar këtë emërim të Shalës, ka thënë se “nuk duhet të habitemi pastaj se pse diplomacia serbe e ka rrotulluar historinë e fundit me në”./Insajderi.com