Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Keni braktisur njerëzit në kohë krize

Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Keni braktisur njerëzit në kohë krize

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Shqipëri, teksa dhjetëra qytetarë të Kosovës vdesin çdo javë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Sipas Abdixhikut, Qeveria i ka braktisur qytetarët në një kohë të krize; shëndetësore dhe ekonomike.

“Kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Opozitari e ka parë si të dobët fillimin e qeverisjes së re.

“Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”.

Shumë deputetë e ministra të Qeverisë Kurti, kanë kaluar vikendin në Shqipëri – atje ku më 25 Prill mbahen zgjedhjet parlamentare.

Partia e pushtetit në Kosovë, garon me tre kandidatë për deputetë andej kufirit.

Ndërsa, në Kosovë ka rritje të infeksioneve javëve të fundit.

Gjatë javës së kemi lërë pas, Qeveria e Kosovës ka marrë masa më rigoroze anti-COVID – masa të cilat vlejnë edhe këtë javë.

Gati 100 mijë raste me COVID-19 janë regjistruar që nga 13 marsi vitit kaluar kur shpërtheu pandemia.

Numri vdekjeve tashmë ka arritur rreth 2 mijë. /Insajderi.com

 

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80…

Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, 12 April 2021