Abdixhiku: Kurti nuk është i interesuar për menaxhimin e pandemisë

Abdixhiku: Kurti nuk është i interesuar për menaxhimin e pandemisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin kurti, për siç tha ai “mosinteresimin” për menaxhimin e pandemisë.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë për situatën me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave.

Qasjen e Qeverisë në raport me COVID-19 e ndërlidhi edhe me përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë.

“1000 pacientë për një Boiken nuk ia vlen ai i shkreti as aq votues s’i ka”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu LDK-së, deklaroi se nuk pret “mrekulli nga Kurti”, po së paku të jetë prezent në sallë kur diskutohet për pandeminë. /Insajderi.com