
Në seancën e formimit të Qeverisë Kurti II, nga radhët e Lidhjes Demokratike ka folur kreu I kësaj partie, Lumir Abdixhiku, njofton Ionsajderi.
Ai fillimisht e ka uruar kandidatin për kryeministër, duke I thënë se që nga nesër nuk je përfaqësues partie por kryeministër i të gjithëve.
Tutje Abdixhiku ka thënë se Kurti duhet ti përmbush të gjitha premtimet, nuk duhet të abuzojë me arrogancën e numrave siç ka bërë deri më sot.
Më pas ai ka folur edhe për të kaluarën e Kurtit, duke thënë se nga e kaluara ai nuk ka treguar as aftësi bashkëpunimi, dhe se me disa veprime ka lënduar edhe disa raporte të Kosovës më miq ndërkombëtar./Insajderi.com