Abdixhiku: LDK-ja do të bëhet opozitë e reformuar

Abdixhiku: LDK-ja do të bëhet opozitë e reformuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të kësaj partie, njofton Insajderi.

Ai ndër të tjera ka thënë se LDK-ja do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar dhe një alternativë kredibile. Por sipas tij, mbi të gjitha LDK-ja do të jetë një organizatë politike që pasuron radhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit.

Sipas Abdixhikut, rruga përpara është e gjatë por hapat e tyre janë të sigurt.

“Në këtë balancë të për bashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, kanë marrë disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm, vendime që sipas tij, kanë për qëllim forcimin tonë të brendshëm e artikulimin e nevojshëm opozitar në vend.

Ai ka thënë se kanë miratuar edhe planin për nismën e regjistrimit të anëtarësisë aktuale, dhe për regjistrimin e anëtarësisë së re. Sipas tij, ky proces do të jetë thelbi i organizimit tyre në një strukturë moderne e të qëndrueshme për kohën./Insajderi.com