Abdixhiku: LDK me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës pësoi humbjen më të madhe në histori

Abdixhiku: LDK me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës pësoi humbjen më të madhe në histori

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se rezultati që partia e tij ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë më i rëndi në historinë e kësaj partie, njofton Insajderi.

Abdixhiku është shprehur se duhet reflektim për LDK-në për t’u këndellur pas zgjedhjeve të së dielës duke lëndë të nënkuptohet se ky rezultat në zgjedhje ka ardhur si pasojë e mos’dëgjueshmërisë së krerëve të LDK-së.

“Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternative”, ka shkruar Abdixhiku./Insajderi.com