Abdixhiku: LDK synon shmangien e zgjedhjeve të reja

Abdixhiku: LDK synon shmangien e zgjedhjeve të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se partia të cilën e drejton do të vendos të shtunën nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për presidente të vendit, transmeton Insajderi.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se për këtë çështje do të bisedojë edhe gjatë takimit të së premtes me vetë Osmanin dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar të shmangen zgjedhjet e reja dhe të formohen institucionet demokratike.

Kreu i LDK-së në konferencën për medie pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha të shtunën do të konstituojnë edhe Kryesinë e parties.

“Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai. /Insajderi.com