Abdixhiku: Mos e merrni seriozisht Milaim Zeken

Abdixhiku: Mos e merrni seriozisht Milaim Zeken

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur shqetësimin në emër të grupit parlamentar të LDK që në këtë shekull Kosova të varet nga Lista Serbe.

Ndërkohë që ai ka demantuar deklaratën e deputetit të Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, se disa deputetë të LDK-së do të votojnë për qeverinë Haradinaj.

“Mos bini në propagandë të SHIK, pasi asnjë deputet i LDK s’do ta votojë këtë qeveri”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se janë në pritje të mocionit që propozuan.

“Ky është koalicioni i natës, dhe sa më tepër që afrohemi në kohën e votimit të qeverisë pazaret po rriten”, tha tutje ai.