Abdixhiku: Mosmarrëveshjet mes partnerëve zgjidhen sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio

Deputeti i ardhshëm i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka reaguar nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, duke pohuar se marrëveshjet e mosmarrëveshjet mes partnerëve zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Abdixhiku: Mosmarrëveshjet mes partnerëve zgjidhen sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka theksuar se me LDK-në kanë arritur marrëveshje për formatin e Qeverisë, por negociatat kanë ngecur te pozita e Presidentit, të cilën LDK e ka vendosur si kushtëzim.

Postimi Abdixhikut në Facebook:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë.