Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje

Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje

Një një konferencë për media, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e vetëvendosje e ka përjashtuar opozitën nga bashkëpunimi më veprimin ku po tenton ta ndryshoj ligjin per zgjedhjet, njofton Insajderi.

Lidhur më këtë ai ka thënë së nëse nuk tërhiqet ky projektligj atëherë shkojmë në zgdhje.

“Këto veprime janë shantazh mbi opozitën dhe mbulim i paaftësisë për menaxhimin e problemave si pandemia dhe ekonomia”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku ka thënë se shantazhi i Kurtit se nëse nuk votohet Osmani për president vendi shkon në zgjedhje është i kot, sepse LDK e ka vendimin që të marrë pjesë ne zgjedhjen e presidentit dhe ky shantazh i tij tregon që vete ai nuk do ta zgjidh problemin e presidentit.

Abdixhiku në fund ka thënë se për shkak të gjendjes dhe qytetarëve i bëj thirrje Kurtit të heq dorë nga këto shantazhe dhe të përfundojë krijimin e institucioneve./Insajderi.com