Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, pas takimit me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, tha se e ka bërë me dije se LDK do të jetë parti opozitare.
“Pozicionet tona janë të qarta, sepse kështu ka vendosur zëri qytetar, LVV është në pozitë, ne jemi në opozitë, ne do të jemi opozitë aktive dhe do të jemi alternativë e re në skenën politike të ardhshme gjatë qeverisjes”, tha Abdixhiku pas takimit.
Aty në takim ishte edhe Vjosa Osmani, por Abdixhiku pret edhe një ftesë nga ajo – që si temë e veçantë të trajtohet çështja e Presidentit.
“Presim që javën e ardhshme të bisedojmë dhe të presim ftesën nga pretendentja për presidente”, tha ai.
Të hënën do të mbahet seanca e parë e legjislativit të ri.
Aty pritet që deputetët të kryejnë ceremoninë e votimit – nuk dihet nëse do të votohet edhe kryeministri.
VV i ka numrat për ta kandiduar kryeparlamentarin e kryeministrin, por çështja më e komplikuar mbetet presidenti.
Takimi zgjati rreth 2 orë, në të pos Osmanit, Kurti e Abdixhikut mori pjesë edhe Kujtim Shala. /Insajderi.com