Abdixhiku për Cimën: Njeriu që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi

Abdixhiku për Cimën: Njeriu që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në “Librin e Kujtimeve”, për ikonën e humorit; Cimën.

Abdixhiku bashkë me bashkëpunëtorët nderuan Raim Thaçit për të cilën u tha se ishte “njeriu që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi”.

“Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai”, ka shkruar në Facebook Abdixhiku.

Rasim Thaçi – Cima, vdiq të premten pasi nuk arriti ta përballonte Coronavirusin. /Insajderi.com