
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti gjatë takimit që të qartësojë rrugën tonë përpara sa Ii përket shtirjes së ligjshmërisë së sovranitetin.
“Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të dielën.
Ai theksoi se i ka ofruar mbështetje Qeverisë për shtirjen e ligjshmërisë së sovranitetit, pasi sipas tij në këtë kohë “uniteti është esencial për Kosovën”.

Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.
Një tjetër kërkesë e kreut të LDK-së për Kurtin ka qenë edhe koordinimi me bashkësinë ndërkombëtare.
“I kërkova po ashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë”.
Gjatë së shtunës pranë pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak kanë qarkulluar helikopterët serbë.
Kjo situatë ka mbledhur në takim Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të shtunën.
Po ashtu, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve është sulmuar me granata.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë ndaj kësaj gjuhe të Beogradit. /Insajderi.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti