Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij ka vendosur që fushatën ta zhvillojë vetëm pesë ditë apo të mos e mbajë fare.
Kjo për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 – një ide të tillë për shkurtim të kohëzgjatjes së fushatës, Abdixhiku e kishte prezantuar javë më parë.
“Më është përgjigjur kryetari i PDK-së dhe ai i AAK-së, por jo edhe kryeministri Kurti”.
Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve lokale, kryetari LDK-së tha se partia që ai drejton është kategorikisht kundër.
“Ne besojmë që një skenar i prezantuar në studiot televizive nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia”, tha ai.
I pari i LDK-së, kërkoi nga mediat, shoqëria civile dhe bota akademike që “ta mbrojnë demokracinë”, sa herë synohet që të cenohet ajo. /Insajderi.com