Abdixhiku: Për ta ruajtur shëndetin e qyetarëve do të kemi fushatë pesë ditë apo fare

Abdixhiku: Për ta ruajtur shëndetin e qyetarëve do të kemi fushatë pesë ditë apo fare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij ka vendosur që fushatën ta zhvillojë vetëm pesë ditë apo të mos e mbajë fare.

Kjo për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 – një ide të tillë për shkurtim të kohëzgjatjes së fushatës, Abdixhiku e kishte prezantuar javë më parë.

“Më është përgjigjur kryetari i PDK-së dhe ai i AAK-së, por jo edhe kryeministri Kurti”.

Këto komente ai i bëri pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani, ku pos saj të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera politike.

Sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve lokale, kryetari LDK-së tha se partia që ai drejton është kategorikisht kundër.

“Ne besojmë që një skenar i prezantuar në studiot televizive nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia”, tha ai.

I pari i LDK-së, kërkoi nga mediat, shoqëria civile dhe bota akademike që “ta mbrojnë demokracinë”, sa herë synohet që të cenohet ajo. /Insajderi.com