Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se e kaluara e Lidhjes Demkratike të Kosovës i motivon, por nuk ju mjafton.
Këto komente i bëri përmes një postimi në Facebook, teksa publikoi fotografi nga vizita e tij në varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot pregatitemi për sfidat e kohës. Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh”, tha Abdixhiku.
Lumir Abdixhiku vizitën e parë si kryetar e bëri pikërisht tek varri i themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka anuluar një takim në të cilin ishte i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin.
Por, Abdixhiku ju ka shkruar letër të dyve duke ju kërkuar takim për të premten e 20 marsit. /Insajderi.com
Mburremi me të shkuarën; ideojmë të ardhmen.
Sot ditën e parë e nisa në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova;…
Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, 15 March 2021