Abdixhiku: Shpresoj që Osmani të ushtrojë rolin e saj siç duhet

Abdixhiku: Shpresoj që Osmani të ushtrojë rolin e saj siç duhet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës ku presidente u zgjedh Vjosa Osmani, tha se procesi ishte demokratik, njofton Insajderi.

Abdixhiku u shpreh se LDK tash e tutje do të vazhdoj rolin e saj opozitar.

“Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë  dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme

LDK në këtë moment e tutje pas stabilitetit të krijuar në vend do të vazhdoj rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku me të përfunduar fjalën e saj Osmani si Presidente, është ngritur dhe e ka përshëndetur duke i uruar kështu edhe pozitën e saj të re./Insajderi.com