
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përpjekjeve të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Abdixhiku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bëhet kurrë pjesë e prapaskenave të kapësve që synojnë rrënimin dhe izolimin e Republikës sonë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bëhet kurrë pjesë e prapaskenave të kapësve që synojnë rrënimin dhe izolimin e Republikës sonë. Shtetësia jonë, fati i qytetarëve dhe vendit tonë, po provohet të futet në rrugë të paqarta – e tëra për zore e teke të disa individëve pa përgjegjësi për shtet e ardhmëri. Shfuqizimi i Dhomave të Specializuara është aventurë pa përgjegjësi”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se “LDK do t’i ushtrojë veprimet e veta politike në vijë me interesat nacionale – në pajtueshmëri të plotë me sugjerimet e SHBA-së dhe miqve tanë.”
Ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale