
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, njofton Insajderi.
Në këtë takim, bëhet e ditur se Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë. /Insajderi.com