Abdixhiku takohet me shefin e misionit të EULEX-it

Abdixhiku takohet me shefin e misionit të EULEX-it

Kryetari i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Abdixhiku e ka njoftuar Wigemark për prioritetet e LDK-së, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritetet tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndërkaq, ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdojë të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.

Misionit të EULEX-it i është vazhduar mandati për edhe një vit. /Insajderi.com