Abdixhiku: Tërhiqe ligjin Albin, LDK-ja nuk shantazhohet

Abdixhiku: Tërhiqe ligjin Albin, LDK-ja nuk shantazhohet

Në seancën e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjeve, ka folur kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili ka ka thënë se është tërësisht i habitur me iniciativën e shpejt për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se “Kosova ka nevojë dhe LDK-ja ka propozuar edhe në të kaluarën kësi iniciativa, por kjo bëhet në pajtueshmëri me partitë tjera dhe me shoqërinë civile.

“Nuk behët kështu reforma zgjedhorë, me shantazhe e kërcënime duke na thënë se që çka ju gjen ne zgjedhje”, ka vazhduar Abdixhiku.

“Me këto veprime VV-ja po përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën.

“Këto veprime po nxitin krizë politike”, ka shtuar kreu i LDK-së.

Tutje Abdixhiku  ka thënë se LDK-ja ka marrë vendim të merr pjesë pa kushte që të bashkëpunojë për zgjedhjen e presidentit, por qëllimi i LVV-së nuk është konsolidimi i institucioneve por ka qellim të destabilizimin politik.

Në fund ai ka bërë thirrje që ta tërheq këtë ligje, dhe të punojnë bashkë për reformën zgjedhore, jemi në një mëndje por jo dakord me mënyrën shantazhuese.

“Le të merremi me pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike”, i ka bërë thirrje Abdixhiku Kurtit.

“Opozita nuk nënshtrohet dhe gaboni nëse mendoni se LDK-ja bien ë këtë shantazh”.

Në fund kreu i LDK-së i ka thënë Kurtit, “tërhqe ligjin dhe mos na dërgo në zgjedhje./Insajderi.com