Abdixhiku uron ditën e Kushtetutës

Abdixhiku uron ditën e Kushtetutës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Abdixhiku tha se kushtetuta garanton liritë e qytetarëve.

“Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse”, ka thënë Abdixhiku në urim.

Sot bëhen 12 vite që kur Kosova u bë me aktin më të lartë juridik.

Kushtetuta ka luajtur shumë rol deri më tash, ka rrëzuar dy presidentë e një Qeveri. /Insajderi.com