Abdixhiku uron Fitër Bajramin, kërkon kujdes të shtuar për shkak të Coronavirusit

Abdixhiku uron Fitër Bajramin, kërkon kujdes të shtuar për shkak të Coronavirusit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit,njofton Insajderi.

Derisa ka uruar që agjërimi gjatë muajit të Ramazanit të pranohet, në telegramin e tij të urimit, Abdixhiku ka thënë se në këto kohëra të vështira, si pasojë e pandemisë, duhet shtuar kujdesi dhe lutjet për njëri-tjetrin, që të tejkalohet sa më lehtë sfida dhe të ndodhë sa më shpejt kthiminë normalitet.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, Festa e Fitër Bajramit kulmon pas një muaji sakrifice, i cili synon rritjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë dhe të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet”, ka shkruar Abdixhiku.

“Të gjithë besimtarët e përmbyllën Muajin e shenjtë të Ramazanit me bindjen se veprat e mira dhe sakrifica personale na kanë afruar me njëri-tjetrin, jo vetëm këtu, por, kudo në botë. Të gjithë besimtarëve islam ua uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirën për agjërim dhe lutje të pranuara, për shëndet dhe mbarësi në familjet e shtëpitë tuaja”.

“Në këto kohëra të vështira për shkak të pandemisë, ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që t’i kthehemi normalitetit”, thuhet në telegram. /Insajderi.com