Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij është pro ligjit për deklarimin e pasurisë.
Ai tha se Grupi Parlamentar i kësaj partie dalin vullnetarë që verifikimi i pasurisë të filloi nga ata.
Ai me tej, tha se më parë krimi ka qenë i lirë, tash duhet të jetë i kushtueshëm.
“Këtë fjalë po e nisu duke i dhënë mbështetje konceptit të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ky koncept ka qenë pjesë e programit të LDK-së. Ne shprehim vullnet që ky Projektligj të nisë së pari te deputetët. Krimi ka qenë i lirë e tash duhet të jetë i kushtueshëm “, ka deklaroi ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com