Kryetari i Lidhjes Demokratike Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj grumbullimit të madh të personave të moshuar, që janë duke pritur para sallën “1 tetori” për t’u vaksinuar më vaksinën anti-COVID, përcjell Insajderi.
Abdixhiku, e ka quajtur këtë grumbullim si “keqmenaxhim” të Qeverisë.
“Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t ‘ moshuarve në përballje për jetën. Një Qeveri e tërë në gjumë”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Në rrjete sociale janë publikuar fotografi ku shihet një numër i madh i të moshuarve po presin për tu vaksniuar, ku mes tyre nuk ka distancë sociale siç udhëzohet nga IKSHKP-JA./Insajderi.com