Abelard Tahiri e akuzon Kurtin për hipokrizi

Abelard Tahiri e akuzon Kurtin për hipokrizi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për hipokrizi.

Tahirit, tha se  Kurti i kërkoi mbështetje shteteve mike në luftë kundër pandemisë, por javën e kaluar, deputetët e partisë së tij votuan kundër marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat përmbanin fonde financiare për Kosovën.

Sot, Albin Kurti u kërkoi ndihmë shteteve mike të Kosovës, por javën që lamë pas ishin pikërisht deputetët e partisë së tij që nuk votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia, në mes tjerash ligjin që mundëson tërheqjen e 10 % të parave nga Trusti. Pra, kishte mundësi t’ua lehtësonte barrën qytetarëve,”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës mbështetje në luftimin e Coronavirusit, njofton Insajderi.

Kosova po cilësohet të jetë në pikën kritike sa i përket pandemisë, pasi çdo ditë po regjistrohen raste të shumta të vdekjeve rezultat i COVID-19. /Insajderi.com/