Abelard Tahiri – Kurti: Nuk të ka hije me qesh kur flet për çështje serioze

Abelard Tahiri – Kurti: Nuk të ka hije me qesh kur flet për çështje serioze

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryeministrin Albin Kurti, që të flet më shumë për punën e qeverisë përfshirë edhe Marrëveshjen e Washingtonit, shkruan Insajderi.

Tahiri kritikoj Kurtin se po flet për të kaluarën sa herë që po ftohet në ndonjë debat parlamentar.

“Kryeministër mos dil këtu me e komentu atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, se të kemi pa tu komentu dhe ke bërë opozitarizëm për 12 vite në këtë Kuvend. Në rregull jemi dhe i dimë krejt. Mos dil me e komentu të kaluarën, dil me na fol me të ardhmen. Dil me na fol për marrëveshjen. Dil me na fol për angazhimin tonë për me e rikuperu nëse është bërë ndonjë dëme”, ka deklaruar  Tahiri.

Gjatë kohës sa po fliste ai, Tahiri reagoi duke i bërë thirrje Kurtit që të mos qesh kur flitet për tema serioze.

Ai më tej, tha së në mungesë të vizionit ti del dhe flet për ta kaluarën.

“Është një çështje shumë serioze dhe nuk të ka hije me qesh. Koncentrohu, fokusohu, mos u merr me të kaluarën por merru me të ardhmen. Ne kemi plotësisht të drejtë që të jemi skeptik kur përmendet Albin Kurti dhe SHBA-të sepse i dimë skeptizmat e tua, por ato lej mbrapa dhe fokusohu për të ardhmen. Në mungesë të vizionit ti del dhe flet për ta kaluarën”, ka thënë Tahiri./Insajderi.com