Abrashi: AAK do të ketë presidentin dhe 20 deputetë

Abrashi: AAK do të ketë presidentin dhe 20 deputetë

Zyrtari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, njëherësh edhe ish-deputeti i kësaj partie, Gazmend Abrashi, është shprehur optimist se partia të cilën e përfaqëson, do të ketë së paku 20 deputetë dhe postin e Presidentit, njofton Insajderi.

Kështu deklaroi ai me anë të një postimi në Facebook, ku bëri të ditur fushatën elektorale që kanë bërë sot në Mitrovicë së bashku me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Abrashi në shkrimin e tij thekson se në qytetin e minatorëve u vërejt entuziazëm dhe mobilizim në rritje për AAK-në.

“Sot në Mitrovicë takuam aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në qytetin e minatorëve ⚒ mobilizim dhe entuziazëm për rritje tē AAK. Do ta kemi Presidentin dhe së paku 20 deputet”, ka shkruar Abrashi. /Insajderi.com