Abrashi: Investimet amerikane ndryshojnë pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik

Abrashi: Investimet amerikane ndryshojnë pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka komentuar vizitën e sotme në Kosovë të të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, njofton Insajderi.

Abrashi këtë vizitë e vlerëson si një ngjarje të mirë për shumë projekte zhvillimore për vendin.

“Vizita e sotme e ambasadorit Grenell, që do të pasojë me vizitat tjera në Greqi, Serbi e pastaj edhe në Izrael, do të ketë ndikim në tërë rajonin”, deklaroi Abrashi.

“Delegacioni i sotëm amerikan, 14 përfaqësues, dëshmon qartë përkushtimin e SHBA’së për investime në Kosovë. Tani investime të tilla e ndryshon qasjen e pozicionin e Kosovës në aspektin strategjik, nga një vend i cili nuk ka qasje as rrugore, as hekurudhore e as ajrore me Evropën Juglindore, ndërsa tani kjo do të mundësohet qasja e saj me këtë pjesë të kontinentit e përmes saj edhe me Evropën Qendrore”, tha Abrashi për televizionin publik të Kosovës. /Insajderi.com