fbpx

Abrashi konfirmon: Mirëpres rekomandimin e Forumit të Venedikut për zgjedhjet e reja në Prishitnë

Abrashi konfirmon: Mirëpres rekomandimin e Forumit të Venedikut për zgjedhjet e reja në Prishitnë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se e mirëpret rekomandimin e Forumit të Venecias, për pësëritjen e balotazhit në Prishtinë.

Ai ka akuzuar PSD-në se kanë hapur profile të rreme në facebook, duke iu përgjigjur akuzave për fake news.

Tutje Abrashi ka thënë se pret një vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese.

“Mirëpres rekomandimin e Forumit të Venecias, rreth kërkesës kushtetuese për përsëritjen e balotazhit për kryetar të Komunës së Prishtinës. Shpresoj në vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Dihet kush merret me fake news, dihet kush hap qindra profile të rreme në FB, dihet kush po bënë ç’mos të mbet në pushtet!”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe në marsin e këtij viti LDK-ja kishte dorëzuar ankesë në Kushtetuese për parregullsi në procesin zgjedhor gjatë balotazhit. /Insajderi.com