Abrashi: LDK sot ka rritje 4%

Abrashi: LDK sot ka rritje 4%

Ministri në Detyrë i Infrastrukturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka deklaruar se partia pjesë e së cilit është ai “sot ka rritje 4%”.

“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim vjen pas bashkëpunimit zyrtar ndërmjet Vjosa Osmanit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Osmani ishte shkarkuar nga LDK, pasi nuk kishte votuar pro rrëzimit të Albin Kurtit e më pastaj s’e kishte votuar as Avdullah Hotin si kreun e ekzekutivit. /Insajderi.com