Abrashi: Linja ajrore Prishtinë-Beograd do të nis në kohë rekorde

Abrashi: Linja ajrore Prishtinë-Beograd do të nis në kohë rekorde

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se nga projektet infrastrukturore, të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, do të krijohet një ndërlidhje më e mirë në Ballkanin Perëndimor, njofton Insajderi.

Sipas Abrashit, me finalizimin e projekteve hekurudhore, autostradës dhe të tjerave që janë pjesë e marrëveshjes në Uashington, do të krijohen shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj.

Abrashi për Radio Evropa e Lirë ka bërë të ditur se Autostrada e Paqes, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe lidhja hekurudhore Nish-Prishtinë janë projekte që synohen të financohen nga Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara Amerikës për Zhvillim Financiar.

Abrashi flet edhe për linjën ajrore Prishtinë-Beorgrad, për të cilën, siç thotë, është duke u përpiluar një marrëveshje me kompaninë ajrore Lufthansa./Insajderi.com