
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka konfirmuar se pasi të kalojë demarkacioni në Kuvend, pas 90 ditësh kosovarët do të lëvizin pa viza.
“Besoj që i kemi votat për demarkacionin, me rëndësi me kalu demarkacioni dhe pas 90 ditëve qytetarët me lëvizë pa viza”, ka thënë Abrashi pas mbledhjes së LDK-së.
Qeveria nuk arriti sot ta mbajë mbledhjen e paraparë dhe shqyrtimin e projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo u shty për të mërkurën pas takimit mes kryeministrit Isa Mustafa, kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.