Abrashi: Nuk shkova në mbledhje se kryetarja tha jam jashtë vendit

Abrashi: Nuk shkova në mbledhje se kryetarja tha jam jashtë vendit

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, në të cilën ishte paraparë që të raportonte ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është anuluar.

Sipas ministrit, arsyeja e anulimit të kësaj mbledhjeje ishte udhëtimi për në Bruksel i kryetares së këtij komisioni, Njomza Emini.

“Njomëza (kryetarja) dje më tha që udhëton në Bruksel edhe u dakordua që kur vjen ajo më pas raportimi”, ka thënë Abrashi për Insajderin.

Ndërsa Musa Krasniqi, zyrtar për informim në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk e di arsyejen e anulimit të kësaj mbledhjeje.

“Ende nuk dihen arsyet, më thirrën nga komisioni më thanë që është anuluar në momentet e fundit, duke shpreh keqardhje për këtë njoftim kaq të vonë”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Në rend dite të kësaj mbledhje ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. /Insajderi.com