Abrashi: Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete pritet të përfundojë në dhjetor

Abrashi: Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete pritet të përfundojë në dhjetor

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka paralajmëruar se në muajin dhjetor pritet të miratohen plotësim-ndryshimet e Ligjit për Automjete, njofton Insajderi.

Ai tutje shton se gjatë kësaj kohe do të trajtohen shumë çështje përfshirë edhe homologimin e veturave.

Abrashi sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku dështoi të votohet në parim Projektligji për automjete i inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se grupet punuese të tyre veçse kanë filluar punën për t’i bërë ndryshimet e nevojshme.

“Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjete është kërkuar nga qeveria dhe futur në agjendën legjislative në qershor të vitit 2020. Ka synim për t’u përfunduar deri në dhjetor të këtij viti. Në këtë ligj trajtohen edhe targat edhe kushtëzimet me patentë shoferë, homologimi, kontrollet teknike, liberalizimi i tyre që ka raporte të KE-së që tregojnë çka të bëhet. Kemi dashur të trajtojmë edhe veturat hibride, e regjistrimin se a duhet një herë të regjistrohen. E mandej vetëm kontrolle teknike t’u bëhet. Një tenesh e shumë elementeve që trajtojnë këtë ligj. Kjo është e vërteta dhe grupet punuese kanë filluar të punojnë”, tha ai. /Insajderi.com