Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, iu ka premtuar banorëve tek “Qafa” se do ta zgjidh problemin e zhurmave nga lokalet.
Abrashi fushatën elektorale e ka vazhduar sot me një takim të mbajtur me një pjesë të banorëve të kompleksit ‘Qafa’ me të cilët ka biseduar për kërkesat dhe brengat e tyre.
“Kërkesat e kompleksit ‘Qafa’ janë bazike dhe është dashur të zgjidhen më herët, por ne ju premtojmë se pas marrjes së mandatit do të merremi me këtë çështje dhe do t’i zgjidhim këto probleme”, tha Abrashi.
Sipas tij, këto probleme kanë të bëjnë edhe me rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit, kanë të bëjnë me kërkesën për më tepër hapësira për gjelbërim e rekreacion, pastaj për ndërhyrje tjera në çështjen e menaxhimit të mbeturinave etj.