Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë me dije se tashmë po synon të jetë në krye të komunës së Prishtinës, njofton Insajderi.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Abrashi ka treguar se ka pretendime të tjera në politikë dhe atë jo me ministri, por me kryeqytetin.
Në faqën e tij në Facebook, Abrashi ka ndryshuar të dhënat duke e quajtur veten “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.
Akoma nuk është bërë e ditur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë përsëri me Abrashin për Prishtinën në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti. /Insajderi.com