Abrashi thotë se po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së

Abrashi thotë se po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka dhënë detaje për mbledhjen e mbajtur sot nga krerët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka përfunduar, transmeton Insajderi.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari Lutfi Haziri, vetë Abrashi, si dhe kryetarët e degëve të kësaj partie.

Abrashi tha se mbledhja ishte koordinuese për veprimet që priten të merren në procesin zgjedhor për të parin e kësaj partie, njofton KK.

Ai theksoi se kryesia e LDK-së nuk është e dorëhequr, por se dorëheqjen nga pozita e të parit e ka paraqitur vetëm Isa Mustafa, dhe që është pranuar nga kryesia, ndërsa strukturat vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Pas takimit nuk është bërë e ditur se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ndër të tjera tha se po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së. /Insajderi.com