Isa Mustafa vet është tërhequr por në ballë të garës për të rikthyer Prishtinën që udhëhiqet tani nga Shpend Ahmeti, ai e ka vendosur Arban Abrashin, deputetin e tanishëm të Kuvendit.
Atë doli ta prezantojë para mediave e me vete mori një pjesë të stafit të tij, dukë thënë se kandidati i tyre e ka mbështetjen e madhe, njofton Klan Kosova.
Por edhe Abrashi nuk erdhi vetëm pasi ai doli me djalin e gruan shtatzënë.
Abrashi tregoi arsyen që vendosi të kandidoj për të parin e Prishtinës e nuk la pa thumbuar as kundër kandidatin e tij nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti.