Abrashi tregon si e zbuluan vjedhjen nga Thesari i Shtetit

Abrashi tregon si e zbuluan vjedhjen nga Thesari i Shtetit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është deklaruar rreth keqpërdorimit të mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se zyrtarët e Ministrisë posa e kanë vërejtur transaksionin e dyshimtë kanë reaguar duke lajmëruar Thesarin dhe Policinë e Kosovës.

Abrashi madje transaksionin e më shumë se 2 milionë eurove në kompaninë nga Drenasi e ka quajtur “lëshim teknik”.

“Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës kanë vërejtur një transaksion që nuk është përputhur me asnjë projekt tjetër dhe asnjë kompani të cilat kryejnë punë ose kanë kontrata me ministri dhe posa kanë vërejtur këtë e kanë lajmëruar Thesarin, Policinë e Kosovës dhe organet tjera. Kjo është informata që unë e kam nga zyrtarë që kanë reaguar posa e kanë vërejtur këtë transaksion. Është parë që ka ndodhur një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në thesarin e vendit e ka keqpërdorur qasjen e tij dhe ka krijuar qasje të tjera”, tha ai në Debat Plus në Dukagjin. /Insajderi.com