Abrashi: U vendos që të ngritet paga minimale

Abrashi: U vendos që të ngritet paga minimale

Ministri i Punës dhe Mirëqenis Sociale, Arban Abrashi,  nga Kuvendi i Kosovës,  ku po pritet të mbahet seanca e mocionit për rrëzimin e qeverisë ka publikuar një status në Facebook përmes së cilit tregon se është vendosur që të ngritet paga minimale.

“Sot në Këshillin Ekonomik Social, u pajtuam që të heqim pagën minimale prej 135euro dhe të kemi vetëm një pagë minimale, pa dallim moshe”.

“Kurse, për pagën minimale do të vendosim javëve në vijim, duke trajtuar disa faktor, si paga mesatare, rritja ekonomike, inflacioni etj”, shkruan Abrashi. /Insajderi.com