“Vitia shpërthen balonin e sondazheve”.
Në këtë formë e ka parë, Arban Abrashi, tubimin elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti.
Sondazhet e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje bindshëm të parën, madje disa prej matjeve e vendosin si fituese e shumicës së votave.
Por, zyrtarë të LDK-së vazhdimisht kanë deklaruar se sondazhet “nuk janë reale”.
Vitia është qytet që qeveriset pikërisht nga LDK-ja.
Ditë më parë në këtë komunë tubim kishte edhe subjekti politik i Albin Kurti që pretendon “fitore bindëse” të dielën e 14 shkurtit. /Insajderi.com
Vitia shpërthen balonin e sondazheve. Fitore LDK
#LDK132 #arbanabrashi14 #AvdullahHoti01Posted by Arban Abrashi on Wednesday, 10 February 2021