Lëvizja Vetëvendosje nesër do të dorëzojë në Prokurori Speciale një kallëzim penal, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga kjo parti, ky kallëzim ka të bëjë me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.
Duke mos dhënë më shumë detaje, LVV ka njoftuar se kallzimi penal do të dorëzohet në këtë prokurori në orën 11:00.
Ndërsa, pas dorëzimit do të ketë prononcim për media.
“Nesër, 17 dhjetor, ora 11:00 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale kallzimin penal lidhur me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës. Para dorëzimit do të ketë prononcim për media ndaj ju ftojmë që të na ndiqni”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com