Abuzoi me fëmijën e saj të mitur – Burri e raporton në polici

Abuzoi me fëmijën e saj të mitur – Burri e raporton në polici

Policia e Kosovës njofton se ka intervistuar të dielën një grua, pasi dyshohet se kishte abuzuar dhe torturuar fizikisht fëmijën e saj të mitur në Graqanicë, përcjell Insajderi.

Sipas policisë, rastin e ka raportuar burri i saj, i cili ka deklaruar se që një kohë të gjatë ka probleme me të.

E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt.

“ABUZIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS Graqanicë, 25.04.2021 – 11:55. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që një kohë të gjatë ka probleme me gruan e tij femër kosovare, po ashtu ajo kishte abuzuar, torturuar fizikisht edhe me fëmiun e tyre të mitur. E dyshuara është intervistuar, në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimi e policisë./Insajderi.com