Adea Batusha merr pjesë në tubimin e LVV-së

Adea Batusha merr pjesë në tubimin e LVV-së

Katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë dënuar sot me 20 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Adea Batusha, njëra prej aktivisteve e cila u dënua me 2 vite burgim, po merr pjesë sonte në tubimin e LVV-së në Prishtinë.

Mirëpo, a i lejohet asaj të jetë e pranishme në këso tubimesh të fushatave zgjedhore. Avokati Tomë Gashi ka sqaruar për “Indeksonline” rastin e Batushës.

“Nuk i ndalohet kurrfarë aktiviteti politik. Ajo sot është shpallur fajtor prej dy vitesh. Mirëpo, meqenëse dënimi është më pak se 5 vite ajo nuk është dërguar në paraburgim, nuk i është caktuar masa e paraburgimit. Kështu që deri në shpallje të aktgjykimit ajo është e lejuar të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti si çdo qytetare e lirë e Republikës”, ka thënë ai.