Rreth 40 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë larguar sot nga ky subjekt politik. Anëtarët e kësaj partie fillimisht kishin dërguar një ftesë për media ku kërkonin që mediat të përcillnin konferencën e jashtëzakonshme.
Lëvizja Vetëvendosje menjëherë reagoj duke thënë se personat që e kanë dërguar këtë komunikatë nuk përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje.
Në këtë ftesë nga Nol Nushi rreth 40 aktivistë të kësaj partie politike kanë dhënë dorëheqje nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje. Disa prej anëtarëve që kanë dhënë dorëheqje janë Nol Nushi dhe Teuta Rrusta kanë qenë pjesë e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Zgjim Hyseni, po ashtu ka dhënë dorëheqje nga anëtarësia e VV-së ndërsa më herët ka qenë anëtarë i kryesisë së Vetëvendosjes.
Adea Batusha po ashtu nuk është më pjesë e VV-së. Ajo ka qenë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës si dhe është e dënuar me 2 vjet burgim për rastin e sulmit ndaj kuvendit të Kosovës./Insajderi.com